Gjatë vitit 2021, Catalyst Balkans regjistroi donacione në vlerë prej rreth 2.220.000 euro, të mbledhura përmes 243 rasteve të dhurimit.
Individët bujarë mbetën lloji më aktiv i donatorëve në vitin 2021, me një përqindje prej pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të dhurimit. Pjesa më e madhe e këtyre donacioneve ishin nga donatorët e diasporës.
Diaspora ndër vite, duke qenë një nga asetet më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ka pasur një rol të madh dhe aktiv në ekosistemin filantropik në Kosovë. Vlerësohet se rreth 800,000 njerëz nga Kosova jetojnë në diasporë.7 Sipas të dhënave nga baza e të dhënave Catalyst Balkans, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2021, donatorët nga diaspora kanë kontribuar për qytetarët e Kosovës me donacione në vlerë prej më shumë se 6.5 milionë euro. Në vitin 2021, donatorët e diasporës kanë iniciuar 194 raste dhurimi përmes të cilave janë dhuruar më shumë se 276,000 euro. Pjesa më e madhe e mbështetjes nga jashtë Kosovës është drejtuar për qëllime të arsimit. Nëse marrim parasysh efektin e synuar të dhurimit, donacionet strategjike, si dhurimi i bursave, pajisjeve dhe shërbimeve, ishin më të shpeshtat.
Struktura e donatorëve të diasporës
Për sa i përket strukturës së donatorëve, individët e identifikueshëm ishin deri tani lloji më i spikatur i donatorëve. Më saktësisht, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2021, pjesëmarrja mesatare e individëve të identifikueshëm në strukturën e donatorëve ishte 62%. Donatorët individualë të diasporës dhurua më së shpeshti drejtpërdrejt për individët dhe familjet në nevojë, pa ndërmjetësimin e organizatave jofitimprurëse apo të shtetit. Për sa i përket temës së dhurimit, donatorët individualë më së shumti dhuruan për mbështetjen e arsimit.
Pas individëve të identifikueshëm, donatorët nga diaspora zakonisht dhuruan përmes donacioneve të shumicës individuale. Qytetarët (dhurimi i shumicës individuale) morën pjesë me 27% mesatarisht në strukturën e donatorëve të diasporës. Pjesa më e madhe e mbështetjes nga qytetarët (dhurimi i shumicës individuale) iu drejtua gjithashtu individëve dhe familjeve. Nëse marrim parasysh temën për të cilën qytetarët kanë dhuruar, lehtësimi i varfërisë ka pasur përqindjen më të madhe të rasteve të dhurimit.
Shembuj të mbështetjes nga diaspora
Dhurimet e pajisjeve marrin pjesë në pjesën më të madhe të shumës së dhuruar nga donatorët e diasporës në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2021. Shembuj të spikatur përfshijnë kontributin e Blerim Selimit për dhurimin e një autoambulance në vlerë prej 35,000 euro për Qendrën Mjekësore Familjare në Skenderaj në vitin 2016, si dhe investimi nga viti 2020 – dhurimi i 73 shtretërve mjekësorë në vlerë prej rreth 927,000 euro nga bashkatdhetari gjilanas Mehmet Sopa me banim në Zvicër për institucionet shëndetësore në Kosovë dhe së fundi edhe kontributi nga Halili Haxhija me banim në Gjermani i cili i ka dhuruar pajisje profesionale Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Drenas.
Në periudhën nga janari i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2021, donatorët nga diaspora kanë dhuruar bursa për studentët në Kosovë në vlerë të përgjithshme prej 1.3 milionë euro. Disa nga rastet e dhurimit që ranë në sy ishin donacioni nga Shoqata e Bizneseve Kosovare në Gjermani prej 143 bursave për studentë në Kosovë në vlerë të përgjithshme prej 134,000 euro në vitin 2017, si dhe kontributi i Universitetit Amerikan të Kosovës i cili organizoi një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Nju Jork në vitin 2018, me qëllim të mbledhjes së fondeve për studentët nga familjet me status të dobët social. Gjatë manifestimit janë mbledhur rreth 42,000 euro të dedikuara për financimin e studimeve të studentëve në Kosovë.
. Çmimi FIDES për kontributin nga diaspora iu nda Mark Kosmos, themelues dhe kryetar i Fondit Global Shqiptar, për përpjekjet e tij për promovimin e filantropisë në diasporë dhe zhvillimin e mënyrave inovative për mbledhjen e fondeve jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mësoni më shumë për ngjarjet humanitare dhe shembujt e praktikave të mira në raportin “Kosova dhuron 2021”.
Ky artikull është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Leave a comment