Dhurimi për shoqërinë civile në Kosovë në vitin 2021 | Giving Balkans

Dhurimi për shoqërinë civile në Kosovë në vitin 2021

Dhurimi për shoqërinë civile në Kosovë në vitin 2021

Divider text here
Mësoni gjithçka rreth dhurimit për sektorin jofitimprurës në Kosovë në vitin 2021.

1.7 million EUR

Shuma e dhuruar e regjistrua

295

Rastet e dhurimit të regjistruara

Në krahasim me vitet para pandemisë, shuma e përgjithshme e dhuruar si dhe numri i rasteve të dhurimit në vitin 2021 ishin në nivelin më të lartë.
Mbështetja për sektorin civil në Kosovë gjeneroi një shumë prej rreth 1,680,000 euro përmes 295 rasteve të dhurimit.

Donatorët

Përqindja më e lartë e rasteve të dhurimit është dhuruar nga subjektet private (individët dhe qytetarët nëpërmjet dhurimit të shumicës individuale). Individët e identifikueshëm iniciuan rreth gjysmën e të gjitha rasteve të dhurimit. Për sa i përket shumës së regjistruar, pjesën më të madhe e zë sektori i korporatave.

Qëllimet

Donatorët më së shpeshti kanë mbështetur lehtësimin e varfërisë përmes punës së sektorit civil. Kryesisht, këto donacione janë bërë përmes fushatave për mbledhjen e fondeve për shpërndarjen e paketave humanitare për familjet me status të dobët social.

Përfituesit përfundimtarë

Qytetarët në nevojë ekonomike ishin kategoria më aktive e përfituesve përfundimtarë të mbështetur përmes aksioneve të sektorit civil në vitin 2021. Në krahasim me të gjitha kategoritë e tjera të përfituesve, përfituesit të cilët më shpesh u mbështetën përmes punës së sektorit civil ishin popullsia e moshuar, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe njerëzit me probleme shëndetësore.


Efektet e synuara

Më të shpeshta ishin donacionet me efekte afatshkurtra, që është vazhdimësi e trendit të dy viteve më parë. Më shpesh, këto donacione përfshinin pako humanitare me ushqime, produkte higjienike dhe veshje. Nga ana tjetër, donacionet me efekte afatgjata si pajisjet, shërbimet dhe investimet kapitale gjeneruan pjesën më të madhe të shumës së dhuruar.

Mbështetje për organizatat jofitimprurëse – histori që u dalluan në vitin që e lëmë pas dhe shembuj të praktikave të mira

  • Image description
  • Image description
  • Image description
  • Image description
Merrni infografikun për të parë të dhënat për dhurimin për shoqërinë civile në Kosovë në vitin 2021.
Dëshironi të jeni të përditësuar me të rejat dhe hulumtimet më të fundit mbi filantropinë? Është koha për t'u regjistruar në buletinin tonë javor.
PO, KU MUND TË APLIKOJ?
Ky infografik është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
usaid logo catalyst logo kcsf logo