Viti i kaluar u shënua nga kriza KOVID-19 që goditi të gjithë botën. Megjithatë, i gjithë rajoni regjistroi një rritje të donacioneve për zbutjen e efekteve të krizës. Kriza jo vetëm që shkaktoi një rritje të donacioneve, por gjithashtu inkurajoi solidaritet midis njerëzve, siç u vërejt në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga fillimi i krizës deri më 31 maj 2021, ne kemi përpunuar të dhëna për 5,993 raste bamirësie në Ballkanin Perëndimor, në vlerë totale prej 71,803,845 euro.

Shuma e dhuruar

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, sektori i korporatave ishte donatori më i madh, me përjashtim të Shqipërisë, ku qytetarët dhuruan më shumë. Ato kompani dhe organizata jofitimprurëse ndihmuan pa u menduar dy herë dhe demonstruan solidaritet në një kohë kur askush nuk e kishte të lehtë. Sektori i korporatave kishte rolin kryesor në blerjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore, organizatat jofitimprurëse ishin ato që dolën më shumë në terren, ndërsa qytetarët dhuruan dhe dolën vullnetarë për të ndihmuar fqinjët dhe komunitetet e tyre.

 

 

Përdorimi i donacioneve

Siç pritej, numri më i madh i donacioneve lidhur me pandeminë kishin për qëllim mbrojtjen e shëndetit. Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi vërejtur se pothuajse gjysma e donacioneve shkoi për blerjen e produkteve të lira si maska, doreza dhe dezinfektues – në disa vende si Kosova dhe Maqedonia e Veriut madje mbi 60%, e ndjekur nga donacionet për blerjen e pajisjeve mjekësore.

 

Pranuesit e donacioneve

Në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, pjesa më e madhe e shumës së dhuruar ishte dedikuar për qeveritë lokale dhe kombëtare, ndërsa institucionet ishin pranuesit më të mëdhenj në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

 

Ju kujtojmë se ju mund të mbështesni komunitetet tuaja në luftën kundër KOVID-19 duke bërë një donacion online në adresën covid19.donacije.rs, ose duke dërguar një SMS në numrin 7300.

Organizatat jofitimprurëse nga Serbia që kanë një ide se si të ndihmojnë grupet më të prekura nga pandemia KOVID-19, në çdo kohë mund të nisin fushatat e tyre të mbledhjes së fondeve në Donacije.rs.