Firma Fairy si pjesë e kompanisë Procter and Gamble dhuroi 901,860 RSD (rreth 7,317 EUR) shtëpisë Mosha Pijade në Beograd dhe fshatit të fëmijëve Dr. Milorad Pavloviq në Sremska Kamenica. Donacioni është rezultat i fushatës së Fairy-t të vitit të kaluar, në kuadër të së cilës u përgatit torta më e madhe në Serbi e cila peshonte 1,700 kilogramë dhe ofronte 10,000 copë si donacione simbolike vizitorëve të Delta City. Fairy dyfishoi fondet e grumbulluara nga torta dhe shtoi të ardhurat e produkteve të shitura Fairy nga 15 Nëntori e deri me 15 Dhjetor në supermarketet Roda në kuadër të fushatës 1 paketë=1 donacion.
Burim: zena.blic.rs/