Çmimi për partneritet afatgjatë në mes të sektorit fitimprurës dhe jofitimprurës iu dha GlaxoSmithKline për partneritetin 10 vjeçar me BELhospice dhe për programin PULS! i cili po implementohet për dy vitet e fundit. Në kuadër të këtij programi, GSK u mundëson punëtorëve të tyre të dedikojnë orët e punës në vullnetarizëm në BELhospice për një periudhë gjashtë mujore. Një prej rezultateve më të rëndësishme është përpilimi i një plani strategjik për lansimin e fushatës për ngritje të fondeve për ndërtim të bujtinës së parë stacionare në Serbi si dhe strategji për implementimin e kujdesit paliativ në qytete përreth Serbisë përmes programit satelitor me koncept të ngjashëm me atë që po implementon BELhospice.