Manifestimi i mbajtur në Sremska Mitrovica nga data 24 Dhjetor e deri me datë 31 e quajtur Sheshi Magjik kishte karakter humanitar-duke shitur hundën e drerit të kuq, më shumë se 120.000 RSD (970 EUR) u mblodhën për dy shoqata në Sremska Mitrovica: Shoqata e komunës për njerëzit me autizëm dhe shoqata e komunës për të ndihmuar njerëzit me Sindromën Down. Paratë do të përdoren për pajisjen e ndërtesës. Fushata u iniciua nga qendra kulturore Sirmiumart.