Çmimi për kontribut individual për filantropi iu dha z. Milomir Glavqiq, 91 vjeçar nga Kanada. Edhe pse ai nuk ka qenë në Serbi për gjashtë dekadat e fundit, gjatë gjithë kësaj kohe ai dhuroi më shumë se 6.000.000 EUR institucioneve dhe qytetarëve të Serbisë. Në vitin e kaluar, Milori dhuroi 547.000 EUR për blerjen e rezonancës magnetikës për spitalin e përgjitshëm Studenica, pastaj dhuroi fonde për blerjen e një veture moderne të ambulancës, EKG dhe defribilator për qendrën e shëndetit në Raska. Ai dhuroi para për urën mbi lumrin Ibër në Kraljevë dhe për ndërtimin e qendrës për kulturë bashkë me kopsht nga Josaniqka banja. Ai u dërgoi para shkollave vendase si shpërblim për tre studentët më të mirë nga secila klasë dhe çdo vit dërgon ndihmë financiare banorëve të fshatit. Ju lumtë!