Vetëm një ditë pas zjarrit në ambientet e Vinezh të Labinit ku 8 familje humbën gjithë çfarë kishin, një fushatë humanitare filloi me emrin Të gjithë për Vinezh, në kuadër të së cilës u mbajt një koncert humanitar me datë 23 Janar. Prej këtij koncerit 36.982 HRK (rreth 4.820 EUR) u mblodhën nga biletat e shitura dhe 6.833 HRK (rreth 890 EUR) ngaj sandviçët dhe pijet e shitura gjatë natës. Punëtorët e kompanisë De Conte Construction vendosën të dhurojnë një rrogë ditore për familje. Paratë mund të dhurohen edhe përmes llogarisë bankare  IBAN Svi za Vinež HR0824020061500039894 dhe të gjitha fondet e mbledhura do tu ndahen në mënyrë të barabartë 8 familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi.