Shoqata humanitare Nash san njihov implementoi me sukses fushatën Jedna za druge e cila zgjati prej 1 Nëntorit e deri me 31 Dhjetor 2015. Qëllimi i fushatës ishte mbledhja e sa më shumë produkteve higjienike për përdoruesit e shërbimeve të shoqatës. Në 19 aktivitete organizative gjatë fushatës, 42 vullnetarë morrën pjesë me 789 orë vullnetare, kurse donacionet e mbledhura e që arrijnë vlerën 78.749 (rreth 10.290 EUR) ndihmuan 52 familje.