Dje, të martën me datë 29 Dhjetor, Çmimi Zgjedhja ime për përgjegjësi social u dha për të pestën herë. Këtë vit dhjetë kompani fituan çmime, si dhe dy pllaka të arta u dhanë për kompaninë më të përgjegjshme dhe për aktivitetin më të mirë në fushën e përgjegjësisë sociale për vitiin 2015.
Kompania Coca-Cola Hellencik u deklarua kompanie më e përgjegjshme në Serbi për këtë vit, kurse z. Milomir Glavqiq mori pllakën e artë për aktivitetin më të mirë në fushën e pëgjegjësisë sociale për blerjen e rezonancës magnetike për spitalin e përgjithshëm Studencia në Krajlevë. Çmimet Zgjedhje ime iu dhanë Metalac a.d. për fushatën Fëmijët, kënaqësia dhe ardhmëria jonë, birrarisë Valjevska pivara për mbështetjen e ofruar Kryqit RTS, Banca Intesa për mbështetjen e komunitetit lokal, Nectar d.o.o për fushatën Kad bebe dolaze, Superiro d.o.o në kategorinë e ndërrmarjeve të vogla e të mesme për komunitet, Delhaize Serbia për investim në aktivitete humanitare, banka kombëtare e Serbisë për vullnetarizëm dhe solidaritet të punëtorëve të saj, Nestle Adriatic d.o.o për mbështjetjen e ofruar rinisë, NIS a.d për fushatën Bashkë për komunitetin dhe Universiteti Singidunum për inkurajimin e zhvillimit të shkencës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht organizohet nga shoqata Moja Serbia, në bashkëpunim me Odën Tregtare të Beogradit dhe mbështetjen e komunës së Beogradit me qëllim të vlerësimit të kompanive që bëjnë biznes në mënyrë të përgjegjshme dhe kujdesen për punëtorët e tyre, për mjedisin, komunitetin lokal dhe shoqërinë në përgjithësi.
Burim: mojizbor.rs