Sasha Mirkoviq, president i kuvendit të qytetit të Zajeçar hoqi dorë nga rroga e tij deri në fund të vitit (rreth 150.000 RSD apo 1.200 EUR) për të ia dhuruar Jovanit 6 vjeçar dhe Pedrag Dergoviq, 9 vjeçar nga fshata Zagrada, afër Zajeçar të cilët jetojnë me të atin në kushte shumë të rënda ekonomike, kurse nëna u ka vdekur dy vite më parë. Sasha Mirkoviq fton të gjithë zyrtarët ta përcjellin shembullin e tij dhe të ndihmojnë këta fëmijë. Disa ditë më parë, Fodacioni Blic filloi një fushatë për ngritje të fondeve për këtë familje dhe në këtë mënyrë tërhoqi vëmendjen për situatën e vështirë në të cilën po rriten këta djem.
Burim: blic.rs