Direct Media fitoi çmimin tradicional për vullnetarizem korporativ nga Forumi për Biznes të Përgjegjshëm dhe kolektivi Smart në kategorinë Partneritetet më të suksesshme në komunitetin lokal për programin vullnetar të fuqizimit dhe socializimit të grave dhe fëmijëve në shtëpinë e sigurtë në Beograd. Në këtë program i cili zgjati për tre muaj e gjysmë, morrën pjesë 40 gra, punëtore të Direct Media bashkë me 8 partnerë të jashtëm. Në fund të programi, Direct Media ndihmoi në rindërtimin e tri Shtëpive të sigurta në Beograd, punësoi një të mbrojtur të Shtëpisë së Sigurtë dhe mori përgjegjësi financiare për vitin 2016 në ofrimin e ndihmës ligjore për gra, viktima të dhunës.
Burim: media-marketing.com