Mbi 300 njerëz morën pjesë në mbrëmjen “Të vallëzojmë për nëna dhe fëmijë” të organizuar nga Action for Mothers and Children e cila u mbajt me datë 3 Dhjetor në Sheshin 21. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte mbledhja e fondeve për nëna dhe fëmijë në nevojë. Bileta hyrëse kushtonte 30 EUR kurse në total u mblodhën 23.890 EUR. Në mesin e të pranishmëve ishin shumë personalitete të shquara, ndër ta edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga.