Lojtari i kombëtares Maqedonase të futbollit David Babunski i cili luan për ekipin Barcelona B do të grumbullojë fonde për tu ardhur në ndihmë refugjatëve nga vendet e shkatërruara prej luftës e që po kalojnë nga Maqedonia. Lojtarë dhe anëtarë të komitetit teknik të Barcelonës do të mund të dhurojnë në ngjarje Babunski, e cila organizohet sot (9 Dhjetor) në Camp Nou. Fondet e mbledhura do të përdoren për të blerë ushqim dhe pajisje të tjera për akomodimin e refugjatëve në qendrën e transitit që ndodhet në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.