Premiera e dokumentarit Mora da ovo nije sve që bën fjalë për një student 23 vjeçar, Jovan Simic i cili ia doli të bashkonte qytetarët e Serbisë të ndihmonin Nada Novakovic, u mbajt me datë 2 Dhjetor në sallën e madhe të Sava Center në Beograd bashkë me aksionin humanitar të shitjes së veshjeve sportive të atletëve të famshëm serb e organizuar nga shoqata e sporteve në Serbi dhe organizata humanitare Singidunum. Me këtë rast, 11.500 EUR u mblodhën për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë financiare për trajtime mjekësore, përmes fondit për trajtim mjekësor të sëmundjeve apo lëndimeve të rënda. Veshja e Darko Pancev u shit për 4.000 EUR dhe blerësi madje vendosi të ja dhurojë Muzeut të klubit futbollistik Crvena Zvezda. Shumë sportisë dhuruan pajisje sportive për këtë aksion humanitar, në mesin e tyre Nikola Vucevic, lojtari i NBA, Milica Mandic, lojtari i taekvondos, gjimnastja Milena Reljin, karatistja Tanja Petrovic dhe vozitësi Nebojsha Atanackovic.
Burim: http://www.sportmagazin.rs/