Fondacioni për shkollimin e vajzave Çifti Buçinca ka vazhduar me mbështetjen financiare edhe për një vit shkollor për 39 vajza, studente dhe nxënëse të zonave rurale të Vushtrrisë. Fahri Buçinca nga fondacioni theksoi se kjo mbështetje është bazuar në një hulumtim të mëhershëm gjatë të cilit janë vërejtur tendenca të braktisjes së mësimit nga vajzat, kryesisht për arsye financiare.
Burim: epokaere.com