10 vjeçari Kristi Maze nga Pogradeci vuan nga tromboza. Trajtimi mjekësor për këtë sëmundje jashtë vendit kushton 150.000 EUR të cilat familja e tij nuk i ka. Me këtë rast shumë njerëz të vullnetit të mirë kanë dhuruar në kutitë e vendosura për Kristin pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Deri më tani janë mbledhur 35.000 EUR, ku 5.000 prej tyre u dhuruan nga Artur Metushi me banim në Angli.