Të shtunën e kaluar (me datë 7 Nëntor), punëtorët e Sparkasse Bank organizuan një aksion humanitar për rregullimin e kopshteve të shtëpisë për fëmijët pa kujdes prindëror 11 Oktomvri në Shkup dhe shtëpisë për foshnja dhe fëmijë-Bitola. Ky aksion, përveç qëllimit kryesor të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mjedisit për fëmijë nga këto institutcione po ashtu synon të ngrisë vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit tek fëmijët të cilët morën pjesë bashkë me stafin e Sparkasse Bank në krijimin e një mjedisi të bukur dhe natyral.