Të ardhurat totale të festivalit të ushqimit të mirë në Dubrovnik që u zhvillua me qëllim të ngritjes së fondeve do tu dhurohen Programit special të shkollës fillore Marin Drzis. Festivali u organizua nga qyteti i Dubrovnikut dhe u mbështet nga disa hotele dhe restorante të Dubrovnikut. Gjatë katër ditëve, nga 22 Tetori e deri më datë 25 të po të njejtit muajt, organizatorët arritën të mbledhin 50.855 HRK (6.700 EUR) të cilat do të përdoren për përmirësimin e kushteve në programin edukativ për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale.
Burim: dulist.hr