Me organizim të shoqatës BELhospice, bendi muzikor trio i pianos Vasil Hadzimanov mbajti koncert humanitar në institucionin e kulturës Parobrod me datë 15 Tetor. Prej shitjes së biletave 100.000 RSD (rreth 834 EUR) u mblodhën për të iu dhuruar Belhospice, organizatës humanitare që kujdeset për pacientët e onkologjisë. Në këtë mënyrë, ekipi i BELhospice do të mundësojë 65 vizita mjekësorë për pacientët në fazat finale të kancerit.