Nëpërmjet fushatës "Barazo Faturën" rrjeti i Supermarketeve Meridian Express i lejoi klientëve të saj të shtonin para në faturën e blerjes, në mënyrë që të mbështesin SOS Fshatin e Fëmijëve.
Fushata është përsëritur për të pestin vit me rradhë dhe ka ngritur gjithsej 3,622 EUR. Me një traditë 5 vjeçare, fushata është e mirënjohur për konsumatorët e Meridianit dhe shumë prej tyre ishin të lumtur për të mbështetur fëmijët pa prindër që jetojnë në fshatin e fëmijëve SOS.
"Fshati i Fëmijëve SOS në Kosovë falënderon Meridian Express dhe të gjithë klientët e saj për mbështetjen e tyre. Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne mund të vazhdojmë të sigurojmë një familje të ngrohtë për fëmijët pa kujdes prindëror dhe fëmijët në rrezik ", tha Albana Zogu, Udhëheqëse e fondeve në SOS Fshatin e Fëmijëve.
Fondet u prezentuan në Fshatin e Fëmijëve SOS në Prishtinë dhe do të shpërndahen në Fshatrat e tjerë të Fëmijëve në Kosovë. Fshatrat e Fëmijëve SOS kanë funksionuar në Kosovë që nga viti 1999 dhe prej atëherë kanë siguruar kujdes për mbi 1500 fëmijë.
Burim: meridianexpress.com