Fondacioni Carlsberg dhe Dunderski kanë përzgjedhur pesë fituesit e garës për projektet në fushat e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Vojvodinës dhe mbrojtjes së mjedisit. Shuma e këtij donacioni është mbi 1.900.000 RSD (përafërsisht 15.900 EUR), kurse fituesit janë: Shoqata Etnolife nga Subotica me projektin e tyre të revitalizimit të fermës Rokin, që gjindet afër liqenit Ludasko, klubi Kulpin nga Kulpini me projekt krijimin e busteve të figurave të rëndësishme të lindur në Kulpin, shoqata rinore Severna Kapija nga Novi Knezevac me projekt ripyllëzimin e parkut të vjetër, shoqata Klubi finih zanata me projektin e quajtur Od babe devojka që ka për qëllim përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë prej balte, shoqata Spajalica e qytetarëve nga Subotica me projektin e quajtur Mlada stable za mlade ljude që përfshin mbjelljen e barit në kopshtet e shkollave fillore të Suboticës dhe edukimin e të rinjve rreth rëndësisë së mbrojtjes së ambientit.
Burim: cdfondacija.rs