Javën e kaluar, Qendra për Integrimin e të Rinjve ka hapur kafenenë e parë në Beograd, Serbi ( Rr. Gospodar Jovanova nr. 46) e cila mbështet adoleshentët nga strehimoret. Atyre do të ju sigurohet trajnim adekuat për banakierë dhe kamarierë dhe gjithashtu me mundësinë për tu punësuar.
Strehimoret janë kujdesur për fëmijët që kanë qenë duke jetuar dhe punuar në rrugë në 2 lokacione në Beograd, në 10 vitet e fundit. Më shumë se 350 fëmijë vizitojnë një nga këto qendra në baza mujore. Por, pasi që ata mbushin moshën 15 vjeçare, ata nuk mund të shkojnë në këto strehimore më! Ata fillojnë të përballen me shumë probleme të reja dhe e vetmja mbështetje për ta është ekipi I Svratishte.
Mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është fuqizimi i tyre dhe ndihma për të gjetur punësim. Kafe 16 do të ju sigurojë atyre trajnimin adekuat dhe certifikatat për mikpritje dhe hoteleri, në mënyrë që ata të kenë mundësi më të mëdha për të gjetur punë. Disa prej tyre do të vazhdojnë të punojnë në këtë kafene.
Qendra për Integrimin e të Rinjve planifikon të vazhdojë të zhvillojë këtë projekt më kafene të tjera në Beograd.
Pini një kafe në Kafenenë 16. Është më shumë se një kafe – Është një mundësi e re për këta të rinjë.
Burim: http://mondo.rs/