Fondi për Qytetari Aktive ka nderuar organizatat, shoqatat dhe individët për kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë civile.
- Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu dha kompanisë me përgjegjësi të lartë sociale Cerovo doo nga Bari, në Mal të Zi. Në 14 muajt e fundit, kjo kompani ka dhuruar më shumë se EUR 100,000 për renovimin e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve në Mal të Zi.
- Çmimi për Kontribut në Komunitetin Lokal iu nda Klubit Komercjal Cetinje, i cili ngriti mbi 70,000 EUR gjatë vitit të kaluar për zhvillimin e komunitetit.
- Çmimi për Kontributin nga Diaspora shkoi për Qendrën Kulturore Rumija nga Çikago, një shoqate Malazeze nga ShBA. Ata kishin dhuruar USD 186,000 vetem gjatë 12 muajve të fundit.
- Çmimi Post-mortum – për punën jetësore iu nda Lidija Jovanovic, e cila ishte fituese e nderimeve Partizane dhe themeluese e Frontit të Grave Antifashiste në Mal të Zi, dhe një anëtare e Parlamentit të Malit të Zi. Ajo e dedikoi jetën e saj për emancipimin e gruas, kujdesin për jetimët e luftës, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe edukimit të rinjve.
- Mirënjohje e veçantë për kontribut në komunitetin lokal iu nda Nikshicki Mlin, që mbështeti shkolla, sporte dhe një numër të madh të familjeve në nevojë.
- Mirënjohje e veçantë për kontribut nga diaspora iu nda gjithashtu Euro Gusinje nga Nju Jorku. Në vitin e kaluar, ata ngritën USD 47,000 për trajtimin mjekësor të një të riu, rreth USD 30,000 për ndërtimin e një shtëpie dhe trajtimin mjekësor të Sefketa jarovic, dhe USD 19,000 për renovimin e urave në sheshin Alipasha.
- Mirënjohje e veçantë për kontribut qytetar për të mirën e përgjithshme shkoi për:
Banka hrane – për punën e tyre vullnetare dhe bamirëse,
Fenix (Shoqata e prindërve fëmijët e të cilëve vuajnë nga kanceri) – për përkushtimin e tyre në ngritjen e fondeve,
Zoran Vukcevic – për humanizëm dhe solidaritet,
Shkollës Fillore “Njegos” – për zhvillimin e filantropisë.
Photo: http://www.nagradaiskra.me
Burim: http://www.nagradaiskra.me/