Në ditët e fundit, ne kemi shkruar se si njerëz në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci po përdorin Facebook-un për punë humanitare. Nënat nga Mostar (Bosnje dhe Hercegovinë) kanë grupin e tyre në Facebook të quajtur Ankandet Humanitare Mostar, dhe ato kanë ndihmuar mbi 60 familje në 3 vitet e kaluara.
Grupi tani ka mbi 6.500 anëtarë nga e gjithë Bosnja dhe Hercegovina. Zakonisht dikush sygjeron një çështje apo person në nevojë dhe nëse të tjetët pajtohen, ata hapin një ankand 5 ditor.
Çfarëdo lloj gjëje mund të ofrohet në këto ankande - rroba, këpucë, pajisje shtëpijake, trajtime të bukurisë, dhe shumat e ngritura janë respektive. Për shembull, në dy ankandet e fundit, oferta më e lartë ishte 2,500 EUR.
Pjesa më e madhe e të hyrave janë për trajtime mjeksore të fëmijëve, por grupi do të ndihmojë çdo person në nevojë. Ju mund t'i bashkoheni atyre dhe të jeni pjesmarrës në ofertimet e reja.
Burim: http://hms.ba/