Takohuni me Goran Veljkovik dhe Aleksandra Trajkovska. Ata vetëm sa i thanë njëri-tjetrit "po". Dhe për festën e tyre të dasmës, ata vendosën të bënin diçka të mahnitshme.
Në ftesat e tyre të dasmës, ata i kanë kërkuar të gjithë të ftuarit e tyre të dhurojnë për bamirësi, në vend që t'u blejnë lule. "Jini njerëzor, ndajeni dashurinë" ishte mesazhi i tyre. Pra, kur të ftuarit arritën në restorant, ata mund të gjenin një kuti bamirësie në hyrje dhe të japin ndonjë shumë.
Të gjitha donacionet shkuan në Qendrën për persona me aftësi të kufizuara intelektuale Poraka naša në Kumanovë. Goran dhe Aleksandra shpresojnë që ky gjest do të frymëzojë edhe çifte të tjera.