Đemila Talić Gabriel, konsulli nderi i Bosnje dhe Hercegovinës në Uellsin e Ri Jugor dhe bashkëshorti i saj Chris Gabriel hapën derën e shtëpisë së tyre në Neum për fëmijët me Sindromin Doën dhe autizëm dhe prindërit e tyre. Iznajmljivači sa srcem – Qiradhënësit me zemër filluan fillimisht në Facebook në bregdetin kroat ku qiradhënësit ofrojnë apartamentet e tyre pa pagesë për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta dhe tani e njejta po zhvillohet në B&H. Dhjetë fëmijë dhe familjet e tyre nga Sarajeva, Mostari dhe Prnjavor do të kalojnë pushimet e tyre verore në Neum.
Burim: https://www.klix.ba