Festimi i pesë viteve të zbatimit të suksesshëm të programit për Ide të Gjelbërta, Fondacioni Trag, Fondacioni Brothers Rockefeller dhe Erste Bank shpërblyen tre projektet biznesore me idetë më inovative në ruajtjen e ambientit për vitin 2017, me 5.000 USD secila.
Kompanitë agrikulturale Miroslav Garić nga Kragujevac, Slavica Orelj nga Slanac dhe Jasmina Grbović Novaković nga Gornja Trešnjevica janë fituesit e donacioneve të këtij viti për idetë e reja të biznesit bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në kuadër të Forumit Kombëtar për Ide të Gjelbërta.
Me mbështetjen e organizatës humanitare Church World Service (CWS), çmimi i veçantë në të njëjtën shumë iu dha Shoqatës Lužničke rukotvorine - Qendra Arsimore e Gruas Babušnica për ngritjen dhe fillimin e një linje prodhimi për përpunimin e frutave dhe perimeve organike në mënyrë tradicionale dhe punësimin e grave nga fshatrat rurale dhe kufitare të komunës së Babushnicës.
Gjatë veprimtarisë gjithë-ditore të organizuar në Nova Iskra në Beograd, 12 finalistët e Forumit për Ide të Gjelbërta paraqitën projektet e tyre, prej të cilave juria zgjodhi tre prej tyre si më të mirat. Mbajtësit e këtyre projekteve do të jenë në gjendje të prezentojne idetë e tyre dhe të fitojnë 10.000 USD shtesë në Forumin Rajonal të Filantropisë për Ide të Gjelbërta, që do të organizohet nga Rockefeller Brothers Fund në fund të korrikut.