Sistemi i Shpërndarjes Elektrike i Malit të Zi (CEDIS), me rastin e festimit të një viti pune, ka organizuar ngjarje të ndryshme humanitare me manifestimin qendror në oborrin mbretëror të Mbretit Nikolla. Duke qenë ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore e angazhuar për të kontribuar në mirëqenien dhe përparimin e shoqërisë ku vepron, CEDIS ka dhuruar 29,000 EUR për blerjen e ultrazërit kardiologjik pediatrik për Institutin për Sëmundjet e Fëmijëve në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë. Kjo pajisje do të përmirësojë ndjeshëm trajtimet diagnostike dhe mjekësore të fëmijëve.
Burim: http://www.cedis.me