Duke filluar nga e hëna, nga 5 deri në 9 e premte, në periudhën prej orës 9:00 deri në 20:00, do të zgjasë aksion i madh për mbledhjen e lodrave për fondin e bibliotekës së lodrave (Igračkoteka), organizuar nga shoqata Prindërit në Podgoricë.
Të gjithë prindërit dhe qytetarët janë të ftuar për të kontribuar në aksion duke dhuruar lodra të padëmtuara prej druri ose plastike për të pasuruar Fondin Igračkoteka, operacion ky në kuadër të Razvojni centar (Qendra e Zhvillimit) në shoqatën Prindërit. Që nga janari 2016, kur u hapën Igračkoteka dhe Razvojni centar, u realizuan 175 punëtori për fëmijët nga mosha 2 deri në 15 vjeç (duke përfshirë edhe prindërit e tyre), 2.749 lodra u huazuan dhe 282 familje u regjistruan për anëtarësim në Igračkoteka. Sipas vlerësimit të shoqatës Prindërit, shërbimet e tyre janë përdorur nga 2,700 fëmijë.
Meqë numri i familjeve anëtare të Igrackoteka vazhdimisht po rritet, kjo e rritë nevojën për rritjen e fondeve. Të gjithë të interesuarit, të cilët munden dhe dëshirojnë t'i japin kënaqësi fëmijëve, mund ta bëjnë atë duke sjellur lodra çdo ditë nga data 5 deri më 9 qershor, në periudhën prej orës 9:00 deri në 20:00, në lokalet Igračkoteka dhe Razvoni, në rrugën Bracana Bracanovića nr. 74, në Podgoricë.
Burim: https://www.facebook.com