Këto dy shkolla tashmë kanë në këndet e tyre të leximit të dhuruara po nga KEDS-i, mbi 1000 libra të grumbulluara nga aksioni vullnetar i punëtorëve të kompanisë.

Nxënësit e shkollave të Morinës së Skenderajt dhe Reznikut të Vushtrrisë e kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Këngës e valles me 1 Qershor i janë shtuar edhe bibliotekat me kënde të leximit që kanë qindra libra në raftet e tyre, dhuratë nga KEDS-i dhe punëtorët e kompanisë, të cilët në mënyrë vullnetare kanë grumbulluar mbi 1000 libra. 

Drejtori i KEDS – Zafer Ylmaz that se ky project është për shkrimtarët e ardhshëm, dhe e ardhmja është këtu. Me punëtoret e KEDS së bashku, ideja ka qenë të bëjmë diçka për ta. Ai tha se vetëm një nga punëtorët e KEDS-it ka arritur të mbledhë 600 libra i vetëm. “Ju lutem pranoni këtë dhuratë nga vëllezërit dhe motrat tuaja. Ju jeni e ardhmja e Kosovës”, ka thënë Yilmaz.

Drejtorët e këtyre dy Shkollave falemnderuan KEDS-in dhe punëtorët e tij për këtë dhuratë të mrekullueshme. Ata thanë se këto shkolla asnjëherë nuk kishin bibloteka të tyre, dhe falë KEDS-it, nxënësit e tyre nuk do të kenë nevojë të blejnë më libra.

Ky nuk është aktiviteti i vetëm që KEDS dhe punëtorët kanë bërë për shkollat. Javë më parë ishte lyer shkolla fillore “Fan Noli” e Kamenicës, që ishte në gjendje shumë të rëndë, përderisa më herët janë formuar dhe kompletuar po nga KEDS-i 7 laboratorë të informatikës në 7 shkolla anekënd Kosovës.