Për të gjashtin vit me radhë, me 24 maj duke filluar nga ora 10:00 filloi aksioni i madh “Ta Pastrojmë Kosovën”,ku moren pjesë mbi 50 mijë vullnetarët, të cilët u angazhuan me qëllim të pastrimit të rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave. Hapja zyrtare e aksionit u bë në një deponi ilegale të mbeturinave, e cila gjendet afër varrezave në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit. Në hapje të këtij aksioni morën pjesë rreth 300 vullnetarë.
Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka shprehur shqetësimin e grupit për problemet e mjedisit me të cilat po përballet Kosova.
“Qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe vetëdijshëm se ata duhet të kujdesen për mjedisin. Po ashtu, institucionet kanë nevojë që të jenë më të vëmendshëm dhe përgjegjshëm karshi kësaj çështje. Ai u bëri apel të gjitha partive politike që në programet e tyre qeverisëse të kenë prioritet mjedisin. Ai u nda i kënaqur që mijëra vullnetarë i janë përgjigjur aksionit të 24 majit edhe për këtë vit.
Në anën tjetër, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se po mbështesin aksionet e Organizatës “Let’s Do It Kosova” për largimin e mbi 200 deponive ilegale të mbeturinave.. Për realizimin e ketij aksioni, Forca e Sigurisë së Kosovës kishte angazhuar personel dhe makineri, ndërsa u shprehën të gatshëm për përkrahjen e iniciativave të tilla në të mirë të vendit.
Aksioni i njejtë ka filluar edhe në komunat e tjera të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00, te dates 24 Maj duke vazhduar gjatë gjithë ditës.