Kreu i bregdetit të Malit të Zi, Mitropolja Amfilohije ka dekretuar mbështetjen financiare të punës së komunitetit Islamik për Boka Kotorska në Mal të Zi, që paraqet një shembull më shumë të bashkëpunimit të mirë në mes të dy komuniteteve fetare, Kishës Ortodokse Serbe dhe Komunitetit Islam në Mal të Zi.
Husein effendi Hodzic, imam në Tivar dhe kryesues I komunitetit Islam Majlis për Boka Kotorska dhe Budva e konsideon sit ë rrallë se si përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare, pavarësisht hierarkise kanë menaxhuar të rikthejnë besimine ndersjellë. Dy besimet fetare, dy komunitetet religjioze janë në rrygë të mirë për të zhvilluar bashkëpunim të vërtetë në të mirë të bashkëjetesës në Mal të Zi dhe më tej. Husein effendi Hodzic thekson se kontakti, njohja dhe bashkëpunimi me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe veçanërisht me Kreun e Mitropolja – bishopin Amfilohije, zgjatë për pothuajse dhjetë muaj, dhe se ai i konsideron veprime te bishopit Amiflohije si të sinqerta dhe me qellim të mirë dhe se të dy prej tyre bashkëpunojnë në nivele të barabarta.
Në anen tjeter, effendiu Hodzic I cili deri para pak kohe ishte imami kryesorë në komunitetin musliman Majilis në Trebinje, është i njohur për dhurimin e të ardhurave të tij përsonale për ndërtimin e shtëpisë për për familjen e priftit Dragan Cvijanovic i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Ky mund të jetë vetëm një nga rastet ky familja arriti të sigurojnë kulm mbi kokë me mundesitë e tyre, për shkak të rrethanave të pa favorshme. Prifti Dragan Cvijanovic deshiroi të ndërtojë shtëpinë për veten dhe familjen e tij prandaj bleu një pllug, por ai papritur u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare. Efendiu Hodzic ishte I pari për të marrë iniciativë për të përmbushur dëshirën e fundit të priftit Cvijanovic, e cila rezultoi me shtëpinë e ndërtuar për famuljen e tij ne Bileca.
Imami Hodzic dhe prifti Cvijanovic u takuan në vitin 2010 he një vit më vonë ne vitin 2011, ne Bileca ata dhanë një fjalim të përbashkët me rastin e hapjes së Gradska dzamija (Xhamisë së Qytetit). Fjalimet e tyre ishin në frymë të tolerances dhe bashkëjetesës paqësore e cila u transmetua tek publiku, rrethi the komuniteti lokal.
Sipas Milivoje Cvijanovic, i biri i priftit, bashkëpunimi në mes të babait të tij, ish bishopit të Kishes Ortodokse Serbe dhe ish-imamit të komunitetit Islam në Trebijne, paraqet deshmi se jeta e përbashkët e komuniteteve të ndryshmë është e mundur jo vetem në Hercegovinën Lindore por në të gjithë Bosnie dhe Hercegovinë gjithashtu. Bashkëpunimi i tyre është shembull se konfliktet e fundit nuk shkatërruan gjithçka, se ekzistojnë mënyra për bashk jetesë dhe se gjithësecili ka përgjegjesi për të kontribuar në mënyre aktive në këtë ri-marrëdhenie dhe për të forcuar milti-etnicitetin, bashkëjetesen dhe bashkëpunimin..
Efendiu Hadzic e përqon të njejtin mesazh duke deklaruar se ka hapsirë të madhe për zhvillim të marrëdhënieve të mira dhe besueshmërisë nderfetare në Mal të Zi, gjë që nuk po shfrytëzohet sa duhet nga komunitetet më të mëdha fetare dhe udhëheqësit e tyre. Gjithashtu, mediat nuk e njohin e as nuk e promovojnë bashkëpunimit dhe interaksionit në mes të religjioneve në Mal të Zi, duke e humbur mundësinë për të kontribuar për mirëkuptim dhe pranueshmëri të ndërsjellë në të gjithë vendin.
Burim: http://www.mitropolija.com