Të premten, 19 maj 2017, në Pallatin e Brigadave në Tiranë do të organizohet për të tretin vit rradhazi Mbrëmja Gala në mbështetje të Strehës për Personat LGBT në Shqipëri.
Streha për Personat LGBT, e vetmja e këtij lloji në Ballkan, siguron mbështetje jetike për të rinjtë LGBT, të cilët kanë vuajtur nga abuzimi dhe diskriminimi dhe i pajis ata me aftësi dhe burime që i bëjnë të aftë të ndërtojnë një jetë dinjitoze, si anëtarë të barabartë dhe produktivëtë shoqërisë shqiptare.
Vitin e kaluar, Streha, organizoi Mbrëmjen Gala ku u grumbulluan mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar rreth 16% të costove të saj (rreth 19.000 USD fitim). Për më tepër, një grup nga aktivistësh të LGBT, përfitues të strehës, dhe anëtarë të komunitetit patën mundësinë të shikonin se pavarësisht homofobisë që eksziston në Shqipëri, përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe jo vetëm ishin të gatshëm të merrnin pjesë publikisht në event dhe t’i mbështesnin ata!
Biletat për të marrë pjesë në mbrëmje janë 10.000 Lekë, 100 USD ose 100 Euro për person, por të gjithë pjesëmarrësit mund të dhurojnë më shumë nëse dëshirojnë ose të konkurojnë në ankand gjatë eventit.
Burim: https://www.facebook.com