Qyteti i Zadarit ka qenë nikoqir i edicionit të 4të të ngjarjes botërore për ngritjen e fondeve Vrapimi Botëror Vrapimi për Jetën, i cili u mbajt të Dielen më 7 Maj, kur 6.643 vrapues nga e gjithe Koracia morën pjesë në vrapimin prej Zadarit në Primorsten. Zeljka Saban ishte vrapuesja më e suksesshme femer duke kaluar 44.73 kilometra, kurse Robert Radojkovic 65.53 kilometra duke shenuar rezultatin me te mirë. Fituesi botëror është Aron Anderson nga Suedia i cili kaloi 92.14 kilometra në karrigen e tij invalidore në ngjarjen në Dubai, EBA. Mbi 155.000 pjesmarrës të regjistruar nga 203 shtete të botës vrapuan dhe ndihmuan mbledhjen e 6.8 milion EUR për projektin Krahë për Jetë për gjetjen e kurës për lëndimet e bushtit kurrizor. Vrapimi Boteror Krahë për Jetë i rradhes do të mbahet me 6 Maj, 2018 dhe edhe njëherë, të gjitha të hyrat do të shkojnë direkt për Fondacionin Hulumtues për Boshtin Kurrizor.