Aksioni i përbashkët për gjelbërimin u organizuar nga Hemofarm, Hemomont dhe Fondacioni Hemofarm në partneritet me kryeqytetin e Malit të Zi, mbajtur në Podgoricë, përkatësisht parkun Cemovsko polje /fusha Cemovsko/ duke e pasuruar atë me 100 fidane të reja të panjes, hirit, manës, selvisë dhe akacie, qe nga 4 Maji. Kjo është hera e dytë që këto kompani kanë marrë pjesë në gjelbërimin e fushës Cemovsko në një masë të tillë. Le të kujtojmë vitin e kaluar ku kompanitë mbollën 100 fidane të panjës, ahut dhe selvisë. Gjithashtu, 50 punëtorë të kompanisë Hemomont sebashku me fëmijët e tyre morën pjesë në mbjelljen e fidaneve. 


Përfaqësuesit e kompanive theksuan se përgjegjshmëria sociale e korporatave fillon me kujdesin ndaj ambientit përreth, gjithashtu me sigurinë se duke iu bashkuar aksionit ata mund të jenë një nga drejtuesit e aktiviteteve të fokusuara në edukimin dhe forëcimin e vetëdijes për përgjegjësinë e pashmangshme ndaj natyrës, sepse ajo reagon ashtu si ne e trajtojmë. 

Vlerësimet tregojnë se dy pemë të madhësisë mesatare, brenda një viti prodhojnë oksigjen të mjaftueshëm për një familje me katër anëtarë. Përmes dy aksioneve të gjelbërimit të organizuara nga Hemofarm, Hemomont dhe Fondacioni Hemomont në bashkëpunim me qytetin e Podgoricës, fusha Cemovsko është pasuruar me 200 pemë gjithsej dhe gradualisht po shëndërrohet në një oaz të gjelbërt në Podgorice. Në këtë mënyrë kompanitë janë duke kontribuar në zhvillimin e “mushkërive të reja” të qytetit dhe në të ardhme e shëndetshme të qytetarëve të Podgoricës.