Në SOS Fshatin e Fëmijëve në Sarajevë, përfaqësuesit e ekipeve të dyqaneve CHICovnik dhe Bingo dhuruan 2.400 BAM (rreth 1.227 EUR) të mbledhura përmes shitjes në dyqanet e CHICovnik dhe Bingo përgjatë gjithë Bosnjës dhe Hercegovinës. Çdo person që kishte blerë CHICovnik, një ditar në marketet e Bingos, dhuroi 1 BAM (rreth 0.51 EUR) në mbështetje të SOS familjes. Në çdo CHICovnik mund të gjindej një kartoline falenderuese e ngjyrosur nga duart e arta të fëmijëve nga parashkolloret e SOS, si rikujtim për filantropinë e tyre.
Burim: http://sos-ds.ba