Duke dashur të shprehë ndjenjat dhe emocionet e saj, por gjithashtu të ndihmojë studentin I cili është diagnosifikuar me distrofi muskulare, mësuesja Dragica Matiloska nga Ohri shkroi një libër të quajtur “ Jeta ime pas humbjës së Jetës” të hyrat nga shitja e të cilit libër do të dhurohen për trajtimin e studentit të saj. 


Dragica Matiloska në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Ohër kanë organizuar shitjen e këtij libri I cili do të mundësojë trajtim të duhur për një nga studentët e saj. Libri po shitet me çmim simbolik prej 200 MKD (rreth 3.24 EUR), dhe tashmë 50 kopje të këtij libri janë shitur me çmim prej 10.000 MKD (rreth 162.41 EUR). 

Libri shprehë të gjitha ndjenjat e Dragica Matiloska pas vrasjes së djalit të saj Dimitar, i cili u v ra gjatë festimeve në mbrëmjen e Vitit të Ri në vitin 2016. Duke shkruar këtë libër ajo dëshiron të lehtësojë dhimbjen dhe të tejkalojë vdekjen e djali të saj, por gjithashtu të ndihmojë dikë që ka nevojë për ndihmë financiare dhe mbështetje.