Në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup u hap zyrtarisht biblioteka muze e rinovuar plotësisht, pjesë e qendrës kërkimore brenda muzeut. Biblioteka e muzeut është dhuruar nga Kompania e Siguracionit Eurolink që mbuloi plotësisht koston e dizajnit të brendshëm dhe inventarin e ri, me një shumë prej 335,000 MKD (rreth 5,447 EUR), për restaurimin e bibliotekës së muzeut në funksionin e saj.

Ky donacion për Muzeun e Artit Bashkëkohor është hapi i parë në një bashkëpunim afatgjatë të kompanisë me institucionin kulturor të njohur dhe është vetëm fillimi për një numër aktivitetesh që do të zbatohen këtë vit. Eurolink do të dhurojë fonde shtesë në shumë prej 1,100,000 MKD (rreth 17,886 EUR) si sponsor i përgjithshëm i të gjitha aktiviteteve të Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup brenda një viti.

Kompania e Siguracionit Eurolink është një mbështetës aktiv i kulturës dhe artit në Maqedoni dhe kontribuon në ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore maqedonase. Ky projekt është pjesë e platformës për përgjegjshmërinë sociale të Kompanisë Eurolinkit me titull "Eurolink - Lidhja juaj me vlerat e duhura". Brenda kësaj platforme në vit janë duke u zbatuar dhjetë projekte në fushën e arsimit, kulturës dhe artit në vend.