Me rastin e Ditës së Tokës, Shoqata nga Tuzla “ Let’s Do It” dhe EKO ZIVOT d.o.o do të organizojnë pastrimin e hapsirave të ndotura ilegalisht në Tuzla me 21 Prill.
Pastrimi do të përfshijë këto hapsira: Ilincic, Slana Banja, Slavinovici, Breske, Par Selo dhe Dragodol.
Ky aksion do të përfshijë vullnetarë, Qytetin e Tuzlës, Institutin e Minierave të Tuzlës dhe kompanitë Bingo City Centar, NLB Bank dhe Fabriken e çimentos Lukavac.
Pastrimi është pjesë e një aksioni më të gjërë të përgatitur me entuziazmin e të rinjëve përgjatë të gjithë Bosnjës dhe Hercegovinës. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve dhe kompanive të bashkohen dhe ndihmojnë pjesmarrësit të pastrojnë tokën për një ditë.
Burim: http://letsdoit.ba/#