Iniciativa qytetare Mrdni so prst (Lëviz me një gisht) sëbashku me Projektin Opsionet e Shëndetshme (HOPS) organizuan me 11.04 një ankand të suksesshëm tek Dhoma Publike. Mbrëmja e ankandit ishte mbushur me emra të njohur artistësh dhe veprat e tyre, në mënyrë që fondet të mblidheshin për fëmijët, prindërit e të cilëve janë përdorues të drogës dhe punonjës seksi. 

Për shkak të mungësës financiare, HOPS kishte nevoj të lëvizte me një gisht dhe të zhvillonte një ankand që këta fëmijë të kenë mundësinë të shkojnë tek qendra e kujdesit ditor për reabilitim dhe ri-socializim, e cila do të vazhdoj të ofrojë shërbime për ta, të tilla si seanca psikologjie, ndërveprim me punonjësit socialë, zhvillimin e aftësive krijuese dhe mendjen krijuese, aktivitete sociale dhe vizita në evente kulturore.

Mbrëmja e ankandit ishte e ndarë në dy ankande. Ankandi me veprat e artit u drejtua nga aktori i famshëm Maqedonas Sasko Kocev.Ndërkohë që paralelisht më të, u zhvillua një ankand i heshtur ku njerëzit shkruanin ofertat e tyre në një copë letre për pikturat, fotografitë dhe punimet e dorës. 

Eventi grumbulloi 295,692 MKD (rreth 4,808 EUR), 187,850 MKD (rreth 3,054 EUR) nga të cilat u grumbulluan nga ankandi publik, ndërkohë që ankandi i heshtur me shitje direkte dhe me një kuti për donacione grumbulloi 106,842 MKD (rreth 1,737 EUR).