Të gjithë duam të reduktojmë ndotjen e ajrit në qytetin ku jetojmë, por pak nga ne ndërmarrin masa rreth tij. Jemi mëse të kënaqur të përgëzojmë Pivara Shkup pasi po na ndihmojnë të vendosim të përdorim biçikletën si mjet primar transporti. Pivara Shkup do të dhurojë pesë vende parkimi për biçikletat për qyetetin e Shkupit me kapacitet për 120 biçikleta. 

Parkimet e biçikiletave do të vendosen në pesë lokacione në qytet të cilët do të jenë të aksesueshëm për një numër më të madh njerëzish. Vlera e këtij donacioni është 1,537,500 MKD (rreth 24,878 EUR). Ky donacion po promovon biçikletën si një mjet alternativ transporti në mënyrë që të ulet ndotja e ajtit, por gjithashtu do të ndikojë dhe do të reduktojë trafikun e ngjeshur. 

Për më tepër, Pivara Shkup do të dhurojë një hapsirë sportive rekreative përgjatë lumit Vardar. Zona aktive do të jetë me një sipërfaqe prej 120 metrash, e cila do të ketë pajisje moderne fitnesi dhe sporti me qëllim përmisimin e zakoneve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e sportit dhe aktivitetit e rregullt fizik. Vlera e donacionit është 430,500 MKD (rreth 6,966 EUR).