Një nga organizatat humanitare e cila tërhoqi vëmëndjen tonë është Organizata Humanitare Sveti Spas nga Drachevo, Shkup. Në grupin e tyre në Facebook ne mund të shohim se shume biznese me përgjegjshmëri sociale dhe individë po dhurojnë, duke ditur se donacionet e vogla kanë rëndësi për dikë.
Sikurse na tregoi at Oliver Petrovski, personi që është përgjegjës për mbledhjen e dhurimeve në formën e mallarave dhe produkteve, dhe më pas shpërndahen tek familjet në nevoj, ka shumë njerëz të cilët bujarisht japin mbështetjen e tyre për bashkëqytetarët e tyre.
At Oliveri përmendi se ka shumë kompani që vazhdimsh mbështesin këtë organizatë me ushqim dhe produkte si Zdravje Radovo, Pekabesko, Res-Kom Resnjë, AWT International, Viva juices, Rudine. Të gjitha këto kompani dhurojnë produkte nga gamat e tyre, por edhe çdo lloj produkti që është i nevojshëm në këtë moment.
Këtë muaj duhet të përmendim dhurimin nga Rotary club Shkup - Centar, dhurime në shampo dhe detergjent me një vlerë prej 11.000 MKD (rreth 178 EUR). Ka edhe kompani të cilat kanë mbështetur këtë organizatë në baza vjetore, si kompania VS Professional e cila çdo vit dhuron 60.000 MKD (rreth 975 EUR) për organizatën humanitare Sveti Spasit.
Nëse nuk keni ndihmuar asnjë, ndihmoni dikë sot!
Burim: facebook.com