Është një kënaqësi të shpallim se Rock Kafana Rustikana 2.0 ka bërë një punë të vazhdueshme bamirëse, që shpresojmë do të rritet në një lëvizje që do të mbështetet nga shumë restorante, bare, dhe individë në të gjithë Shkupin, por edhe në Maqedoni.
Ata kanë rregulluar çmimet për 1 MKD për të gjithë produkte ushqimore të tyre dhe pijet në mënyrë që fondet e grumbulluara të dhurohen tek njerëz që kanë nevojë. Për më tepër ata po dhirojnë 1MKD për secilin donacion nga një klient. Nga 13 - 28 Shkurt kanë grumbulluar 13.580 MKD (rreth 220 EUR). Dhurimi i parë shkoi për #РетвитниОброк që e kërkoi dhurimin në ushqime për vakte, që do t'i jepet vazhdimisht përsonave në nevojë.
Gjatë muajit Mars, ata grumbulluan 360.432 MKD (rreth 592 EUR) të cilat u dhuruan tek disa organizata. Organizata Një mundet (One can), e cila po ofron mbështetje për familjet me një prind, morën një dhurim që janë të mjaftueshme për punën e organizatës. Organizata Borka - për Çdo Ditë të Re, është një organizatë me një kauz kundër kancerit, ndaj kjo organizatë merr paruke, të cilat i janë dhuruar për gratë që kanë bërë kimioterapi. Gjithashtu kafshën nuk janë të përjashtuar, duke dhuruar fonde për Animal's Voice - Maqedoni një OJF nga Veles, e cila kujdeset për 130 qen në këtë moment, ata morën ushqim për qentë. Në fund, por jo i fundit, është donacioni për Trajan Celeski Tacho, i cili ka nevoj për një trajtim mjeksor pasi është diagnostikuar me tumor në tru.
Siç shohim qëedhe donacionet e vogla kanë vlerë! Një person nuk mund të ndryshoj botën, por sëbashku kemi një mundës për ta bërë!
Burim: facebook.com