“Unë besoj në mrekulli” ishte koncerti i bamirësisë që bashkoi në teatrin “Migjeni” emrat e njohur të muzikës shkodrane.

Kjo nisëm synoi që shoqëria jo vetëm t’i pranojë fëmijët autik, por që të ketë ndihmë të vazhdueshme ndihmë ndaj tyre.

Ndërkohë në rrugët e Shkodrës u organizua një marshim sensibilizues për autizmin, një ç’rregullim që vitet e fundit ka njohur përhapje të gjërë edhe në vendin tonë. Të ardhurat e siguruara nga ky aktivitet do të shkojnë në mbështetje të këtyre femijeve.