Disa Banka Kroate morën pjesë në shënimin e Javës së Parasë Evropiane 2017 që u festua në 32 shtete nga 27 deri me 31 Mars.

Java e Parasë Evropiane është një iniciativë e përbashkët e cila ka për qëllim të rrise vetëdijën publike në njohuritë financiare dhe përmirësimin e edukimit financiar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Java ndahet ne disa seri të ngjarjeve në shtetet pjesmarrëse dhe në nivelin Evropian.

Shoqata e Bankave Kroate ka lansuar një kuiz të mesimit online e-learning të quajtur Pagesat Online në bashkëpunim me Institutin për Edukim Financiar Stedopis. Kuizi mbulon sigurinë e Pagesave përmes Internetit, llojet e kredit kartelave, metodat e pagesave, punës në mes të nevojave dhe dëshirave me qëllim të menaxhimit të përgjegjshëm të parasë. Banka Zagrebacka tradicionalisht ka organizuar punëtori educative financiare me përafërsisht 3500 pjesmarrës nga shkollat e mesme, nga 78 shkolla professionale në 39 qytete. Banka Raiffeisen Austria dd në Zagreb ka organizuar punëtori në disa shkolla të mesme dhe ka mbështetur debate për përdorimin e valutës EURO në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Zagreb. Banka Hrvatska Postanska HPB ka hapur dyert për 1000 nxënës të shkollave të mesme të cilët patën mundësinë të studiojnë në punët financiare dhe të marrin praktikë në transaksionet monetare.