Përfaqësuesit e AmCham dhe Delhaize u takuan me Zoran lazic, Asistent i Ministrit të Ministrisë se Punës dhe Punësimit, Veteranëve dhe Politikave Sociale, për çështjen e tepricave të ushqimit. Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për statusin e Ligjit për Tepricat e Ushqimit dhe mundësisë së përfshirjes së AmCham në plotësim-ndryshimin e këtij Ligji.
Edhe pse akoma nuk ka Projekt Ligj zyrtar për Tepricat e Ushqimit, vitin e kaluar Ministria ka formuar grupin punues të ngarkuar me anailzimin dhe mundesitë e rregullimit të kësaj fushe. Grupi punues ka paraqitur një sërë rekomandimesh të cilat iu prezentuan Ministrit, dhe për të cilat ata u pajtuan që ti ndajnë me AmCham.
Çështjet më të rëndësishme të përmendura të cilat do të kërkonin vëmendje të posaçme ishin rregullimi i organizatës e cila do të merrej me shpërndarjen e ushqimit, trajtimin e taksave mbi dhurimin e tepricave të ushqimit, etj.
Si rezultat I kësaj nisme, AmCham u ftua të formojnë një nëngrup punues që do të punonte ngushtë me Ministrinë dhe do të jepte sugjerime konkrete për zgjidhjet që do të bëheshin pjesë e Ligjit për Tepricat e Ushqimit, bazuar në praktikat më të mira të përshtatura me veçoritë e Serbisë.
Burim: amcham.rs