Platforma Superste.net u nderua nga revista The Internationalist me çmim bronzi për risi në media, në kategorinë „Brendi Lokal apo Shërbim në një treg lokal me një zgjidhje inovative të medias të denjë për përshtatjen ndërkombëtare ose për standarde të klasit botëror”. Çmimi u tërhoq nga Andrea Brbaklić, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Erste, dhe Darko Soković, Presidenti i Fondacionit Dokukino.

Ceremonia e 9-të e ndarjes së Çmimeve "Internationalist" për risi në media u mbajt më 7 mars në selinë Reuters në Nju Jork.

Portali Superste.net është një burim informacioni mbi konkurset e hapura brenda programit të dhurimit Superste të Erste Bank, si dhe për promovimin e iniciativave të suksesshme dhe projekteve me rëndësi sociale. Një nga qëllimet e portalit është krijimi i një komuniteti me të rinj, të cilët do të kontribuojnë në avancimin e përgjithshëm të shoqërisë përmes punës dhe aftësive të tyre.

Programi Superste i donacioneve është zhvilluar dhe zbatuar në bashkëpunim me Fondacionin Dokukino, Fondacionin Trag dhe Vibe Networks.