Të Enjtën me 16 Mars, në Nano Bar në vendin Debar Maalo në Shkup, ishte hapur një ekspozitë humanitare e quajtur Për Kate-n. Organizatorja e ngjarjes Jovana Nanovska shkroi: Kate është nënë e vetme e 4 fëmijëve. Pavarësisht kësaj, ajo nuk ka pranuar asnjë ndihmë sociale apo ushqimore. Kate aktualisht punon si higjeniste, pork jo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat elementare për këtë familje pesë anëtarëshe. Në 18 muajt e fundit Kate kishte pasur 11 procedura kirurgjike. Gjendja e saj shëndetësore po ndikon në aftësinë e saj për punë. 


Disa artistë të rinjë janë iniciatorë të kësaj ngjarjeje humanitare me qëllim të mbledhjes së fondeve dhe ofrimit të ndihmës për këtë familje të mrekullueshme. Ata dhuruan punën e tyre artistike e cila do të jetë në dispozicion për blerje deri më 26 Mars (Te dielen). Të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje por nuk mund të përballojnë të blejnë një pikturë, mund të dhurojnë para në kutinë e vendosur në raftin e Barit.