Me datë 9 Mars, NIS dhuroi fonde për Spitalin Universitar të Fëmijëve Tirsova.

Donacioni përbëhet nga fonde të kompanisë por gjithashtu edhe fonde të mbledhura nga punonjësit dhe klientët e kësaj kompanie, dhe kanë për qëllim blerjen e pajisjeve mjeksore për këtë institucion shëndetësor.

Donacioni vjen si rezultat I një kampanje të filluar nga punonjësit e NIS, të cilët dhuruan fonde, të cilat pastaj u dyfishuan nga kompania. Pastaj, nën sloganin Magji Festive në Duart Tona, kampanja përfshiu edhe stacionet e mbushura të NIS, dhe kompania dhuroi 25 RSD ( rreth. 0,20 EUR) për Spitalin Tirsova për çdo blerje të 25 apo më shumë litrash të derivateve.

Pajisjet mjeksore të cilat do të blehen falë këtij donacioni do të ndihmojnë dhe përshpejtojnë në masë të madhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Spitalin Tirsova.

Donacioni I NIS është më I madhi donacion i pranuar ndonjëherë nga ky institucion, me shumë të përafërt prej 17.000.000 RSD (rreth. 137.130 EUR).